Trajneri gjerman, Thomas Tuchel edhe zyrtarisht është emëruar në stolin e Kombëtares së Anglisë.
Ish-trajneri i Bayern Munchen, Chelseat dhe Paris Saint-Germain nga janari i vitit 2025 do të jetë në stolin e “Tre luanëve”, shkruan indeksonline.Tuchel ka marrë me vete te Kombëtarja edhe asistetin, Anthony Barry – të cilin e kishte te Chelsea dhe Bayern Muncheni.
Thomas Tuchel. Our #ThreeLionshead coach from 2025. 🏴
— England (@England) October 16, 2024
Kjo dyshe fillon punën më 1 janar të vitit 2025, ku do të fillojë para-kualifikimet në Kupën e Botës 2025 që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.