Loreta Kullashi është transferimi më i ri te skuadra e Interit në kategorinë e femrave.
Futbollistja shqiptare e cila është lindur në Finlandë, por e rritur në Suedi ka firmosur me klubin nga Serie A,
25-vjeçarja ishte pjesë e Rosengardit për katër vjet, por tani vishet “ziekaltër”.
Ajo e njeh mjaftë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar luajti për Sassuolon në formë huazimi dhe shënoi pesë gola.
Kullashi është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2018.
Pozita e saj është sulmuese, kurse Interit do t’i ndihmojë që t’i arrij objektivat e sezonit të ri 2024/25.
https://x.com/Inter_Women/status/1826892269342847305/photo/1