Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, është transferuar në formë huazimi te skuadra e Rayo Vallecanos nga Roma.
Kumbulla do të jetë pjesë e Vallecanos për edicionin 2026/27.
Vallecano do ta ketë të drejtën e opsionit për blerjen e kartonit të lojtarit në fund të edicionit.
Reprezentuesi i Shqipërisë edicionin e kaluar ishte i huazuar te Mallorca.
Ai nuk kishte hapësirë të madhe te Mallorca për shkak të disa problemeve me lëndime.
Si i huazuar luajti edhe tek Espanyoli përgjatë edicionit 2024/25. Në formë huazimi ka luajtur edhe për Sassuolon.
Kumbulla karrierë ka bërë edhe te Hellas Verona.






