Lumbardh Dellova ka qenë edhe këtë verë një emër i nxehtë, sikurse në dy afatet kalimtare të kaluara, por tashmë dihet klubi i ri.
Mbrojtësi Kosovar, më i miri në Superligën e Kosovës, do ta vazhdojë karrierën në CSKA Sofje.
Mbrojtësi kalon te CSKA nga kampioni i Kosovës Ballkani, me të cilin futbollisti 25-vjeçar ka fituar tre kampionate radhazi dhe është fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës.
Ndër sukseset e Delovës janë titulli kampion me FC Prishtinën, si dhe Kupa e Kroacisë me Hajdukun e Splitit. Ai u zgjodh futbollisti lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2023.
Mbrojtësi me përvojë në skenën ndërkombëtare, ka afro 30 ndeshje, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 është pjesë e Kombëtares së Kosovës.
CSKA ka shkruar se parametrat financiarë të marrëveshjes mbeten konfidenciale