Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar letër kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, duke kërkuar që Nisma të përfshihet në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme.
Burime tê Scanner bëjnë të ditur se në letrën e tij, Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim politik me PDK-në, me synimin për unifikimin e votës opozitare dhe krijimin e një alternative qeverisëse.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga PDK lidhur me kërkesën e Limajt, ndërsa mbetet të shihet nëse dy partitë do të arrijnë marrëveshje për garim të përbashkët në zgjedhje.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur skena politike në Kosovë po hyn në fazën e kalkulimeve dhe pozicionimeve para procesit të ardhshëm zgjedhor.
Përmbajtja e letrês







