Manchester City ka zyrtarizuar vendimin për largimin e trajnerit Pep Guardiola, në fund të këtij edicioni.
Pas dhjetë vjetësh në krye të skuadrës, Pep ka vendosur të largohet duke i dhënë fund epokës së tij 10 vjeçare te City, duke e bërë atë trajnerin më të mirë që ka pasur kjo skuadër.
Ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munchenit, fitoi 20 trofe me Cityn, përfshirë gjashtë tituj kampioni, Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë, përfshirë edhe “Tripletën” në vitin 2023.
Në vend të tij pritet të arrij Enza Maresca, ish-trajneri i Chelseat dhe dikur një nga ndihmësit e Guardiolës te Manchester City.






