FC Drenica ka bërë ndryshime në krye të skuadrës, duke emëruar trajner të ri Gentjan Mezanin nga Shqipëria.
Mezani zëvendëson Jeton Mehmetin, i cili u largua së fundmi për shkak të rezultateve jo të mira në xhirot e fundit të elitës së futbollit kosovar.
“FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë. Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit. Mirë se vjen në Drenicë, trajner!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi nga Skenderaj në rrjetet sociale.
Mezani ka punuar edhe më parë në Kosovë, ku ka drejtuar skuadrën e Gjilanit.
Pas 11 xhirove, Drenica renditet në pozitën e shtatë në tabelë, me 11 pikë të grumbulluara.






