Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati është transferuar te skuadra nga Lituania, Kauno Zalgiris.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga kampionët e Lituanisë.

Kastrati aktivizohet si qendërmbrojtës ndërkohë që me Kosovën i ka regjistruar 15 paraqitje.
Ai në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Diosgyor, Widzew Lodz, Ujpest FC.
Si futbollist është zhvilluar në Itali te Roma dhe Bologna.






