28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Zyrtare: Emmanuel Egbo largohet nga FC Prishtina

- Advertisement -

FC Prishtina ka konfirmuar largimin e trajnerit Emmanuel Egbo, të cilit i ka skaduar kontrata.

Pasi dështuan të kualifikon në Evropë, “bardhëkaltërit” kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin nigerian.

“Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierë.

Kryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për media të skuadrës nga kryeqyteti.

Prishtina tani ka disa muaj kohë për të gjetur pasuesin e Egbos, me synimin e vetëm që edicionin tjetër ta synojë daljen në Evropë, ose ndoshta titullin kampion.

Skuadra më e trofeshme në vend ka dy vite që nuk ka dalë në Evropë ngase këtë edicion e mbyllën si vend i pestë, ndërsa vitin e kaluar nuk e kryen licencimin siç duhet pavarësisht që e fituan Kupën e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit