28 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

Zyrtare: Didier Deschamps mbetet trajner i Francës

- Advertisement -

Edhe pse të gjithë prisnin shkarkimin, përzgjedhësi Didier Deschamps do të vazhdojë punën në krye të Kombëtares Franceze.

Presidenti i Federatës Philippe Diallo me një komunikate zyrtare ka konfirmuar se asgjë s’ka ndryshuar sa i përket të ardhmes së Deschamps pavarësisht eliminimit në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Nuk shoh asnjë arsye për ta vënë në pyetje kontratën e tij. Rezultatet e të kaluarës flasin në favorit të tij dhe objektivi është arritur. Didier do ta vazhdojë misionin”, tha ai ndër të tjera.

Kësisoj, ish kapiteni i Francës do ta drejtojë kombëtaren edhe në Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2026.

Shumë tifozë shpresuan se epoka e Deschamps do të mbaronte tani me Zinedine Zidanen si favoriti kryesor, i cili ishte afër ta merrte punën para dy viteve kur 55-vjeçari ishte në prag të shkarkimit.

Deschamps është në krye të Francës që 11 vite, ndërsa në rast që nuk vendos të jep dorëheqje do të vazhdojë edhe për dy vite tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit