Berat Gjimshiti i ka dhënë fund aventurës së tij te Atalanta, pas transferimit zyrtar te Al Diriyah në Arabinë Saudite.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar për rreth 3 milionë euro, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Gjimshiti, i cili për vite ishte një prej figurave kryesore të Atalantës, ka falënderuar klubin dhe qytetin e Bergamos për periudhën e kaluar.
“Mbërrita i ri në Bergamo, largohem me shumë krenari, me një shtëpi të dytë dhe një familje. Faleminderit Atalanta dhe qyteti i Bergamos”, ka deklaruar ai.






