Ardian Nuhiu është prezantuar si trajner i Gjilanit, klub me të cilin ka arritur marrëveshje, duke bërë rikthim në futbollin kosovar.
Trajneri i njohur shkupjan më parë ka udhëhequr me shumë sukses Dritën, që është rivali më i madh i Gjilanit, duke fituar titullin e fundit të kampionit për këtë klub.
“Tani jam këtu! Së bashku do të punojmë për Gjilanin”, janë fjalët e para të Ardian Nuhiut si trajner i klubit bardhëekuq.
Nuhiu ka drejtuar së fundmi Shkëndijën e Tetovës në elitën e futbollit maqedonas.
Ardian Nuhiu karrierën e ka nisur te Shkupi, klub që ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës.