Një figurë e rëndësishme do të vijë nesër në Kosovë.
Kryeministri Kurti tha se Kosovën do të vizitojë Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus.
“Nesër për vizitë vjen Tomas Goffus, sot vjen delegeacioni danez i asamblesë aprlamentare i Keshillit të Evropës, ndërsa javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtem të dy shteteve anëtare të NATO-s”, u shpreh ai.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore në Ibër. Për të cilat jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë si për shembull trajtimin e drafiti preliminar të qëndrueshmërisë së Urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit. Liri e lëvizjes dhe ajo është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në BE”.