28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Zvicra e shkurton listën, dy shqiptarë mbesin jashtë Euro 2024

- Advertisement -

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin dhe stafi i tij e kanë bërë shkurtimin e dytë të listës pas ndeshjes miqësore me Estoninë.

E pjesë e këtij shkurtimi janë katër futbollistë, përfshirë këtu edhe dy shqiptarë, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për Uran Bislimin e Albin Hajdarin, plus Filip Ugrinic e Kevin Mbabu, të cilët mbetën jashtë listës definitive përkundër paraqitjeve të mira në stërvitje.

“Jemi marrë vesh me ta që të mos na bashkohen në San Gallen për ditët e para-kampit. Por, ata do të mbesin në formë individuale në mënyrë që të jenë të gatshëm nëse do të kemi nevojë për ta gjatë Evropianit”, deklaroi trajneri Yakin.

Aktualisht, pjesë e Helvetikëve janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Ardon Jashari

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit