26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Zvicër: Katër kosovare akuzohen se e dhunuan seksualisht shoqen e tyre 20 vjeçare, sot pritet të merret vendimi për to

- Advertisement -

Katër femra të reja në mesin e tyre të gjitha në mars të vitit 2019-të akuzohen se e kishte rrahur brutalisht dhe dhunuar seksualisht shoqen e tyre, në atë kohë 20 vjeçare.

Sipas raportimit të mediave zvicerane ngjarja kishte akti kishte ndodhur në një apartament në Kloten dhe kishte zgjatur për orë të tëra.

Në korrik të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Bulach i shpalli fajtore dy kosovaret dhe dy shtetase zvicerane me rrënjë nga Kosova për sulme seksuale dhe privim të lirisë.

Në atë kohë e dyshuara kryesore ishte dënuar më 44 burgim efektiv.

Motra e saj ishte dënuar më 36 muaj burgim, prej të cilave duhet t’i vuajë 16 muaj.

Dënimit i është shtuar edhe masa e dënimit për pesë vjet.

Ndaj vendimit tre të dënuarat janë ankuar në Gjykatën Kantonale në Zurich.

E akuzuara e tretë ishte dënuar me burgim prej 40 muajsh, ndërsa ajo e katërta 28 muaj nga të cilat duhet të vuajë dënimi prej tetë muajsh.

Të akuzuarat duhet t’i paguajnë viktimës një dëmshpërblim prej 25 mijë frangash mbi 24 mijë euro, shkruan 20 minuten.ch.

Ato e kanë pranuar fajësinë, e për gjykatën veprat e kryera nga ato nuk ishin të zakonshme.

Sipas kryetarit të trupit gjykues sulmi ishte kryetar nga të gjithat bashkërisht duke vepruar si bandë.

Siç thuhet në aktakuzë viktima është detyruar me dhunë nga sulmueset e saj të përdorte një lodër seksuale.

Viktima është ankuar se ka pasur shumë dhimbje dhe i është lutur atyre që të ndalonin Por, ato e kishin vazhduar veprimin e tyre. Në fund, asaj i janë prerë dhe flokët.

Vendimi final ndaj katër kosovareve pritet të merret sot.

Avokati i të akuzuarës kryesore kërkon që ajo të shpallet e pafajshme.

Ai kërkon lirimin e klientes së tij.

“Klientes sime i vjen keq që ka qenë pjesë e dhunës dhe i vjen turp për këtë”. Por, deklaratat e të akuzuarave të tjera e kanë ngarkuar rëndë 27-vjeçaren dhe e kanë portretizuar atë si autoren kryesore, me përshkrime “ndonjëherë të pavërteta dhe të ekzagjeruara”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit