Zulfaj: Zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në meritë, Kosova ka dëshmuar përparim

- Advertisement -

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka kritikuar faktin që Kosova ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se kjo nuk është në përputhje me progresin e arritur nga vendi.

Në një reagim në platformën X, Zulfaj ka renditur pesë fusha në të cilat, sipas tij, Kosova ka shënuar përmirësime në treguesit ndërkombëtarë: sundimin e ligjit, demokracinë, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe proceset zgjedhore.

Ai ka rikujtuar se Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por edhe pas gati katër vjetësh vazhdon të mbetet i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka fituar statusin e kandidatit.

Zulfaj ka thënë se kjo mospërputhje mes rezultateve të Kosovës dhe pozitës së saj në procesin e integrimit evropian është pikërisht ajo që, sipas tij, ka nënvizuar edhe kryeministri Kurti.

Ai ka bërë thirrje që reformat dhe rezultatet e arritura të marrin vlerësimin e merituar, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të mbështetet në parimin e meritës dhe në trajtim të barabartë për të gjitha vendet.

Ai ka shprehur qëndrimin se Kosova është e përgatitur për të kaluar në fazën e ardhshme të rrugës drejt anëtarësimit në BE

Të ngjashme

Të fundit