Janë mbledhur që të diskutojë për një temë tjetër, por në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës përsëri ngjalli debat Zyra e Rregullatorit për Energji.
Krejt kjo pasi që duket se një ditë më herët, me dyer të mbyllura, ZRRE ia bëri me dije këtij komisioni se tarifat e larta do të vazhdojnë të jenë në fuqi, përkundër vendimit të Gjykatës së Apelit.
Për këtë çështje kërkoi debat deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, por VV i ka numrat dhe një gjë e tillë nuk ndodhi.
E për T7 një deklaratë të tillë të ZRRE-së e konfirmuan deputet e këtij komisioni.
Pal Lekaj thotë se një vendim i tillë i ZRRE-së nuk ka fare kuptim.
Njësoj deklaroi edhe kryetar deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai tha se një refuzim i tillë duhet ta dërgojë këtë bord në shtëpi.
Shala shtoi se gjatë raportimit ata nuk dhanë asnjë arsye konkrete.
E nëse ZRRE vepron në këtë mënyrë, atëherë nga Partia Socialdemokrate po e konsiderojnë këtë institucion si republikë në vete
Mosrespektimi i vendimit të Gjykatës nga ana e ZRRE-së, për juristët është vepër penale.
Përgjigje për këtë temë nuk kthyen nga ZRRE.
Por, vendosjen e tarifave si veprim diskriminues u pa nga zyra e Avokatit të Popullit, në një raport që publikoi.
Kurse vendimi i Gjykatës si masë e sigurisë për pezullim të tarifave mbetet në fuqi derisa kjo gjykatë të jep verdiktin nëse është i vendim i ligjshëm ose jo.