2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Zotimi i Zelenskyt: Nuk do t’i lëmë armikut asnjë qytetar ukrainas dhe asnjë copë tokë

- Advertisement -

Në një videomesazh mbrëmjen e së premtes, presidenti Volodymyr Zelensky, u zotua se Ukraina nuk do t’i lërë asnjë qytetar dhe asnjë pjesë territori armikut.

“14 tetori është festa e të gjithë atyre që mbrojtën Ukrainën. Dua të falënderoj të gjithë ata që e kaluan këtë ditë në betejë”, tha Zelensky.

Kjo deklaratë e Zelensky-t vjen pasi Putin nuk shfaqi asnjë shenjë pendese për luftën e nisur në Ukrainë. Duke folur nga kryeqyteti i Kazakistanit, Astana, pas një samiti me liderë rajonal, presidenti i Rusisë nënvizoi se ajo që po ndodh tani ishte e pashmangshme, por siguroi se nuk do lëshojë breshëri bombardimesh, të paktën për momentin.

“Tani për tani nuk ka nevojë për sulme masive, kemi qëllime të tjera për të përmbushur. Nga 29 objektiva, shtatë nuk janë goditur siç ka planifikuar Ministria e Mbrojtjes. Ata po merren me to, me këto objektiva. Por nuk ka nevojë për sulme masive. Të paktën për momentin. Sa për të ardhmen – do të shohim”, tha Putin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit