Është shpallur fajtor Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë.
Vendimi u dha sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku Vukotiq u dënua me 15 vjet burg.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, Vukotiq akuzohej se në vitin 1999, gjatë kohës sa ishte zyrtar policor rezervist në stacionin policor në Vushtrri, kreu krime lufte ndaj popullsisë civile.