22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Zogaj: Në Këshillin e Sigurimit prezantimi i viktimave të luftës nuk e impresionon thuajse askënd

- Advertisement -

Petrit Zogaj, njohës e aktivist, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ku u përballën Presidentja e vendit Vjosa Osmani e Presidenti serb Vuçiq.

Zogaj ndër të tjera ka kritikuar veprimin e Osmanit, e cila me vete pati edhe Vasfije Krasniqi Goodman, Fahrije Hotin e dy gra të tjera.

Sipas Zogajt, aty në Këshill të Sigurimit prezantimi i tyre s’e impresionon askënd.

Postimi i plotë:

Ne Keshillin e Sigurimit ka shtete qe jane armiq te NATO-se. Prandaj, permendja e intervenimit te vitit 99 nuk eshte qe ndihmon. Ne Keshillin e Sigurimit ka shtete te NATO-se qe nuk e permendin intervenimin e NATO-se te vitin 99 per shkak te komplikimeve ne ditet e sotme. Ne Keshillin e Sigurimit asnje shtet nuk e sheh Serbine si vend problematik me. Perkundrazi, e shohin si shtet serioz dhe si partner, perfshire ShBA-ne. Ne Keshillin e Sigurimit, ka disa vite qe Kosova kritikohet paralelisht me Serbine per ngjarjet qe zhvillohen brenda territorit. Pra, pak a shume ne perceptimin e KS, Kosova shihet edhe si vend qe prodhon kriza.

Keshtu qe, prezantimi i viktimave te luftes se Kosoves perpara Keshillit te Sigurimit nuk eshte qe impresionon thuajse askend aty. Nuk mundesh me kriju alibi perpara anetareve te KS per problemet qe aktualisht jane brenda Kosoves duke iu referu hisotrise. Per me shume, rrezikon qe te shifesh si dikush qe po perdore keto raste sensitive per arsye populiste.

Ne politiken nderkombetare 25 vjet jane shume. Gjermania eshte pare ai kercnim per Evropen me 1945, ndersa eshte anetaresu ne NATO me 1955. Kina ka qene partnere me ShBA ne ËËII, armike me 1951.

Me e rendesishme per Kosoven do te ishte qe per krimet serbe te kete aktakuza te protokoluara ne prokurori, te kete emra, njesi e batalione te ushtrise e policise serbe qe i kane kryer ato krime. Te ndiqen ata persona nderkombetarisht, permes institutioneve nderkombetare-aty ku mundet.

Nje dite, jo shume larg deshmitaret e gjalle te krimeve te Serbise ne Kosove nuk do te jene me, mirepo, ajo cka mbetet eshte puna e prokurorise per ndjeljen e krimineleve te luftes permes aktakuzave zyrtare. Ndoshta, ne nje dite, ato aktakuza, mund te perdoren edhe per ndonje forme te padise per gjenocid, ndoshta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit