-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

ZKA-ja me Kod të ri të Etikës

- Advertisement -

Krahas punës audituese si dhe aktiviteteve të tjera, Auditorja e Përgjithshme, ka miratuar Kodin e ri të Etikës dhe Mirësjelljes, i cili përfshin vlerat dhe parimet që udhëzojnë personelin e ZKA-së në kryerjen e detyrave dhe obligimeve kushtetuese e ligjore.

Sjellja etike është komponent kyç për Institucionet Supreme të Auditimit në krijimin e një reputacioni pozitiv dhe ndërtimin e besueshmërisë me qytetarët, entitetet audituese dhe shoqërinë civile. Për të frymëzuar besueshmëri dhe kredibilitet në personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, një kod i etikës i ndërtuar mbi vlerat dhe parimet e Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit është parakusht në ruajtjen e reputacionit gjatë aktiviteteve të punës së personelit të ZKA-së.

Kodi përmban katër pjesë kryesore si: Vlerat dhe parimet etike; Rregullat e mirësjelljes; Rreziqet dhe masat mbrojtëse; si dhe monitorimin e etikes.

Kodi i Etikës është dokument i rëndësishme i cili shërben si udhëzues për përmirësimin e vazhdueshëm të sjelljeve në punë dhe rritjen e integritetit profesional dhe moral në rrugëtimin e përbashkët për të kontribuar në sukses të qëndrueshëm.

Ky kod ka për qëllim të shmang veprime dhe sjellje subjektive, të anshme apo selektive dhe të pa mbështetur në parimet bazë të kryerjes se auditimit.

Parimet etike për tu ndjekur dhe respektuar sipas Kodit nga punonjësit e ZKA-së janë: integriteti, pavarësia dhe objektiviteti, kompetenca, sjellja profesionale, si dhe transparenca. Ndër të tjera, ky dokument jep elemente dhe shembuj specifik për mirësjelljen në raste të dilemave etike me të cilat mund të ballafaqohet personeli i ZKA-së.

Po ashtu Kodi parasheh udhëzime të nevojshme se si këto vlera dhe parime të ruhen në punët e përditshme si dhe në situata të veçanta që mund të paraqiten.
Kodi parasheh edhe masat mbrojtëse dhe parandaluese individuale dhe institucionale për të shmangur rrezikun e sjelljeve joetike, sikurse janë: parandalimin e konfliktit të interesit; politika të rotacionit të personelit auditues; dhuratat dhe mikpritja; procedurat e sinjalizimit, etj.

Më tej, për t’i reduktuar rreziqet mbi etikën, rol të veçantë ka edhe Komisioni i Etikës dhe Mirësjelljes, i cili ka funksion këshillëdhënës, monitorues, pedagogjik dhe raportues lidhur me këtë Kod.

Ky kod i dedikohet të gjithë personelit, auditorëve dhe të gjithë personave të tjerë që punojnë për ose në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e të cilët janë në çfarëdo mënyre të përfshirë në angazhimet audituese.

Kodi i Etikës dhe Mirësjelljes së ZKA-së është hartuar si kërkesë e nenin 16 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe është bazuar në kërkesat e Deklaratës së Limës, Deklaratës së Meksikës si dhe në zbatim të kërkesave të SNISA 12 dhe 130, përmes të cilave përcaktohen përgjegjësitë e Institucionit Suprem të Auditimit për hartimin e kodit dhe aplikimin e tij me standarde të larta të integritetit dhe etikës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit