Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostrada Vërmicë-Prishtinë është hapur për qarkullim, pas shembjes së dheut që ndodhi mëngjesin e së mërkurës.
Sipas njoftimit, ekipet kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar sasitë e mëdha të dheut të shembur, edhe pse shembjet vazhduan edhe gjatë ditës së sotme.
“Ju njoftojmë se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, për shkak të shëmbjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme. Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme. Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se të gjitha automjtetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë”, thuhet në komunikatë.