Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se sonte do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut.
“Liria ka emër” ka njoftuar se sonte do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut.
Ky aktivitet do të mbahet nga ora 19:00 te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
“Sonte, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.
Pas Likocit, Gllogjanit e Zonës Operative të Llapit, “Zjarri i Lirisë” do të vazhdojë të ndizet edhe në zona tjera në Kosovë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në një vend me simbolikë të veçantë për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së






