Një prej kateve të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë sot është kapluar nga flakët, duke lënë të lënduar disa persona.
Në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin kanë dalë një numër i madh zjarrfikësish.
Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në vendin ku ka ndodhur zjarri. Ai shihet duke biseduar me disa prej zjarrfikësve teksa bëheshin përpjekjet për shuarjen e zjarrit.






