Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast zjarri që ka ndodhur në Suharekë, ku një kat i një shtëpia është përfshirë nga flakët.s.
Nga policia është njoftuar edhe se shkaktar i zjarrit po dyshohet se është oxhaku i shtëpisë.
‘SHPËRTHIM ZJARRI
Gjinoc, Suharekë / 22.01.2025 – 21:00. Një m/k ka raportuar se nga zjarri është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime’’, ka njoftuar policia në raportin e saj.