Juventusi është në negociata me Manchester United për sulmuesin holandez Joshua Zirkzee dhe pritet që transferimi të realizohet së shpejti.
Zirkzee, një ish-lojtar i Bolognës, ka pasur vështirësi që kur mbërriti në Old Trafford, duke shënuar vetëm katër gola në 27 paraqitje.
Gjithçka kulmoi së fundmi në ndeshjen kundër Neëcastle, kur menaxheri i ri Ruben Amorim e zëvendësoi atë për arsye taktike pas vetëm 30 minutash të lojës.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, bisedimet mes klubeve janë në vazhdim dhe po kërkohet zgjidhja më e mirë për transferimin.
Juventusi propozoi një huazim deri në fund të sezonit me opsion blerjeje, ndërsa United insiston në një klauzolë të detyrueshme blerjeje nëse lojtari shkon në huazim.
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, mund të jetë çelësi i këtij transferimi, sepse ai e njeh Zirkzee që nga koha kur drejtonte Bologna-n dhe sulmuesi holandez thjesht shpërtheu nën drejtimin e tij dhe ishte një lojtar kyç i skuadrës që fitoi një vend në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Juventusi ka probleme të mëdha me repartin e sulmit dhe Zirkzee mund të jetë zgjidhja e problemeve të tyre sulmuese si një mbështetje adekuate për Dusan Vlahovic.