8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Zidane refuzon postin e trajnerit të ShBA-së

- Advertisement -

Zinedine Zidane ka refuzuar të drejtojë Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Zidane vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse nuk udhëheq ndonjë ekip apo kombëtare.

Së fundmi gjithashtu u përfol që Zizou do të merrte drejtimin e Francës, por një gjë e tillë nuk do ndodh së paku deri në vitin 2026.

Kjo pasi Didier Deschamps ka vazhduar kontratën me ‘Gjelat’.

Megjithatë, Zidane vazhdon të jetë i kërkuar si nga klubet e mëdha evropiane ashtu edhe nga kombëtaret.

Sipas raportimit të ‘ESPN’, francezi ka pasur ofertë nga kombëtarja e Amerikës, por ka refuzuar postin e trajnerit.

Përveç ofertave ndërkombëtare ish-trajneri i Real Madridit monitorohet nga Juventusi dhe Tottenham.

Por, e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë për simpatizantët e futbollit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit