Zhvillimet në LDK, Kërçeli – Janina Ymerit: A i besoni ende liderit tuaj?

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku janë mbledhur nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.

Në mesin e deputetëve që kanë mbështetur këtë kërkesë është edhe Janina Ymeri, e cila muaj më parë, gjatë një debati me Kërçelin, kishte deklaruar se i beson liderit të saj, Lumir Abdixhiku.

Duke iu referuar këtij qëndrimi, Kërçeli ka shkruar në Facebook se pyetja për Ymerin tashmë është nëse ende i beson liderit të saj.

“Nuk e di a ka ardhur momenti që Janina Ymeri t’i shtrohet pyetja: A i besoni ende liderit tuaj?”, ka shkruar Kërçeli.

Të ngjashme

Të fundit