Ish-sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar për zhvillimet e fundit në këtë parti.
Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka kërkuar reflektim të thellë pas rezultateve zgjedhore dhe ndryshime në parti.
Sipas tij, LDK duhet të merret me shkaqet që e kanë lënë tri herë radhazi në vendin e tretë, duke vlerësuar se është e papranueshme të mos pranohet humbja dhe të mungojë përgjegjësia.
“Nuk është turp me humb, por është turp dhe e papranueshme mos me pranu humbjen, mos me reflektu dhe me u sjellë sikur je fitues. Reflektimi dhe marrja me veten tonë janë urgjente dhe të domosdoshme. Diçka nuk po shkon. Kur nuk shkon, duhen ndryshime. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka shkruar Beqiri.
Postimi i plotë:






