Edon Zhegrova ka bërë një tjetër paraqitje fantastike në Ligën e Kampionëve.
Super ylli kosovar shënoi gol në fitoren 1:3 të Lille ndaj Atletico Madridit.
As Edon Zhegrova e as Jonathan David nuk startuan nga fillimi dhe të gjithë mbetën të befasuar, pasi që të dy janë shtyllat e sulmit të Lille.
Megjithatë, ishin pikërisht ata që ia fituan ndeshjen ekipit francez.
Julian Alvarez fillimisht e kaloi Atletico Madridin në epërsi në minutën e tetë të ndeshjes.
E Edon Zhegrova barazoi shifrat në minutën e 61-të me një gol spektakolar nga distanca.
Më pas, Jonathan David shënoi dy gola tjerë për epilogun e këtij takimit.
Me këtë fitore, Lille tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e 15-të.
Kurse, Atletico Madridi mbetet në kuotën e tri pkëve në vendin e 27-të.