13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Zhegrova në garë me Messin për golin e muajit

- Advertisement -

Edon Zhegrova e realizoi një gol fantastik gjatë muajit prill në Ligue 1.

Ylli kosovar ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe e kishte gjetur një gol të rrallë në ndeshjen e ekipit të tij, Lille ndaj Angers, duke e barazuar rezultatin.

Dhe, goli i përfaqësuesit kosovar është futur në garë për t’u zgjedhur si më i miri i muajit prill,

Il est temps d’élire le #ButDuMois d’avril ⚽️🔥

✓ Martín Satriano (@SB29)
✓ @IbraSteven (@FCMetz)
✓ Edon Zhegrova (@losclive)
✓ @sosoboufal19 (@AngersSCO)
✓ Lionel Messi (@PSG_inside)— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) May 4, 2022

Ish-futbollisti i Baselit, i cili u transferua në janar në kampionatin francez, është në garë me yllin argjentinas, Lionel Messi, i cili po ashtu e realizoi një gol spektakolar për Paris Saint-Germainin muajin e kaluar.

Ylli kosovar dhe ai argjentinas janë favoritë për ta fituar këtë çmim prestigjioz, i cili ndahet çdo muaj në Ligue 1,

Zhegrova i ka realizuar dy gola deri tash me ekipin francez, ndërsa spekulohet se interesim për të ka shfaqur Arsenali.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit