16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“Zhdukja” e vajit të ullirit, ulet në mënyrë drastike prodhimi në shkallë botërore

- Advertisement -

Mungesa e vajit të ullirit, i referuar edhe si ” ari i lëngshëm ”, ka çuar çmimet në nivele rekord. Sipas ekspertëve moti ekstrem i nxitur nga ndryshimet klimatike ka  “ndikuar ndjeshëm” në prodhimin e vajit të ullirit në Evropën Jugore vitet e fundit, veçanërisht në vendet e Mesdheut si Spanja, Italia dhe Greqia.

Spanja, e cila furnizon më shumë se 40% të prodhimit botëror sipas Qendrës për Promovimin e Importeve, zakonisht prodhon nga 1.3 milion deri në 1.5 milion tonë metrikë vaj ulliri çdo korrje.

Megjithatë shifrat zyrtare treguan se Spanja kultivoi vetëm rreth 666,000 tonë metrikë për fushatën 2022/2023.

Çmimet e vajit të ullirit ekstra të virgjër në Andaluzinë e Spanjës qëndruan në 7.8 euro  për kilogram që nga 19 prilli. Çmimi i vajit të ullirit arriti kulmin në janar, 9.2 euro për kilogram.  Mirëpo analistët thonë se mungesat në rezervat e vajit të ullirit ka të ngjarë të nxisë rritje të papritura të çmimeve gjatë muajve të ardhshëm.

Çmimi në rritje i yndyrës së lëngshme, një element kryesor i dietës mesdhetare, ka bërë që ky produkt të jetë më i vjedhuri në Spanjë. Në gusht të vitit të kaluar, afërsisht 50,000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër u vodhën nga një prej fabrikave spanjolle të vajit në rajonin e Kordobës./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit