Policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lëshuar në qarkullim kalimin e personave, veturave me kontroll të dyfishtë, ku regjistrimin e bëjnë në mënyrë manuale në hyrje /dalje, në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit-Ballcë.
Pak minuta më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë, dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave, veturave dhe autobusëve.
Kujtojmë se sot nga ora 16:30 në Shkup do të organizohet protestë nga studentët shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe






