12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

- Advertisement -

Sot, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve.

Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:

Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca
Mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik.

Universiteti i ka uruar dekanët e rinj për zgjedhjen dhe ju “dëshiron sukses në përmbushjen e mandateve të tyre dhe në realizimin e misionit dhe objektivave të tij si një institucion lider në arsimin e lartë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit