14.1 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Zgjedhjet në Maqedoni, Thaçi: Kurti do të ndryshojë pozicion, do ta mbështes Pendarovskin

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi, është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti do ta ndryshojë pozicionin e tij në raport me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut.

Ai ka treguar se ka informacioni që në raundin e dytë kryeministri Kurti do ta mbështes kandidatin Stevo Pendarovski, i cili është edhe president i tanishëm.

Unë jam plotësisht i sigurt që edhe pozicioni i tij tash do të ndryshojë në raport me Maqedoninë e Veriut. Informatat e mia flasin se presidentit të tanishëm, Stevo Pendarovski, i ka premtuar mbështetje në rundin e dytë. E dyta, jam plotësisht i sigurt që Kurti do të mbështesë kushtëzimin institucional të shqiptarëve për të qeverisur me maqedonasit me ndryshimin e Kushtetutës – se çdo veprim tjetër do të ishte jashtë logjikës politike dhe jashtë përcaktimin kombëtar të shqiptarëve. Kështu që, nuk është të arsyeshme më të polimizoj me të”, ka thënë Thaçi për Euronews Albania.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit