28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, “para vjeshtës” po, por si?

- Advertisement -

I duan zgjedhjet e parakohshme, por nuk pajtohen se si të arrijnë deri te to.

Partitë opozitare në Kosovë mbeten të ndara – Partia Demokratike e Kosovës pajtohet që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat duan fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Opsionin e fundit, partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, “nuk e konsideron”.

Në përpjekje për të arritur një konsensus, grupet parlamentare u mblodhën në fillim të kësaj jave, por pa sukses.

Mandati i Qeverisë aktuale skadon në fillim të vitit të ardhshëm.

Debatin për zgjedhje të parakohshme, opozita ka kohë që e ka nisur, duke e kritikuar Kurtin për keqqeverisje.

Por, ai është intensifikuar nga java e kaluar, kur Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së – partisë më të madhe opozitare – Memli Krasniqi, dhe ka shprehur gatishmëri për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Kur?

Për PDK-në, ajo duhet të jetë sa më parë.

Duke e fajësuar Qeverinë e Kurtit për dështimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, por edhe për “rrethanat e pafavorshme” ekonomike dhe sociale në vend, nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, thotë se pret që gjatë kësaj jave, partitë parlamentare të arrijnë një pajtim se si të shkohet në zgjedhje.

“Ne jemi të interesuar që sa më parë të shkohet në zgjedhje, do të thotë të mos pritet vjeshta”, thotë Ahmetaj.

Fundin e qershorit ose fillimin e korrikut e sheh si kohë për zgjedhje edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, por këmbëngul që Kurti, së pari, të japë dorëheqje, e pastaj të shpërndahet Kuvendi.

Kjo këmbëngulje, sipas tij, bëhet për faktin se Qeveria aktuale duhet të marrë përgjegjësi për dështimet, përfshirë mosanëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Shpërndarja e Kuvendit është një lloj marrëveshjeje që i ka përafruar Vetëvendosjen dhe PDK-në politikisht”, sipas tij.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu përgjigjën interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë temë, por në deklarata të mëhershme kanë thënë se kërkojnë, fillimisht, dorëheqjen e Kurtit, ose një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së tij.

Këtë qëndrim e ka përsëritur më 21 maj zyrtari i kësaj partie, Daut Haradinaj, në një intervistë për Televizionin T7 në Prishtinë.

“Në rast se thirret një seancë e jashtëzakonshme, ku kërkohet mocion për shpërbërjen e Qeverisë, ne jemi të gatshëm ta japim votën”, ka thënë ai.

“Opozita do ta gjejë mënyrën për të shkuar në zgjedhje”

Sociologu dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Arton Muhaxhiri, thotë se nuk është reale që partitë opozitare të presin që kryeministri Kurti të japë dorëheqje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit