Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet e parakohshme raporton Ekonomia Online.Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.Partia e Albin Kurtit nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat i kësaj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme






