Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga banorët e Runikut dhe Leqinës.
Njoftimi nga takimi në Runik:
Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur qytetarët kërkojnë të të takojnë dhe të ndajnë hallet e idetë e tyre!
Sot, në Runik, çdo fjalë që dëgjova ishte një hap më afër zgjidhjes.
Faleminderit Murat dhe Ferat Dautit për mikpritjen në atë ambient aq të mirë të lokalit Okarina.
Çdo herë e them që bisedat si këto janë motiv i jashtëzakonshëm për të vazhduar e për të punuar!
#Kosovameritonmamirë
#PDK131 #BEDRIHAMZA1 #SHAHINDERVISHAJ77
Njoftimi nga takimi në Leqinë:
Takimi në Leqinë ishte një moment i veçantë, ku pata një pritje madhështore nga nipi im i dashur dhe luftëtar i lirisë, Osman Mehmeti, dhe bashkëfshatarët e tij.
Më besoni se për mua, kjo është më shumë se një takim, është një rikthim në rrënjët, në ato vlera që na bashkojnë dhe na bëjnë të fortë.
Nuk di si të ju falenderohem për këtë mikpritje të jashtëzakonshme, veç se të iu premtoj që do ua shpërblejë këtë përkrahje duke sjell atë që ju meritoni.
#PDK131 #BedriHamza1 #ShahinDervishaj77