5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zgjedhjet afër, shtohen aderimet: Kush janë përforcimet më të reja të partive politike?

- Advertisement -

Radhët e PDK-së dhe LDK-së janë përforcuar me gjeneralë të njohur të UÇK-së dhe FSK-së. Ndërsa, AAK-ja dhe Nisma janë përforcuar me disa profile akademike.

Në muajin maj, PDK-ja ka prezantuar si zyrtar të saj ish-komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Atë e ka prezantuar në një konferencë për media kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Mirë se vjen në Partinë Demokratike të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Faleminderit për besimin dhe nderin që na ke bërë të gjithëve në PDK. Na priftë e mbara bashkë!”, kishte shkruar Krasniqi.

Më pas, Krasniqi ka prezantuar edhe tri përforcime të reja nga diaspora.

Eron Muhaxheri, master në administrim digjital të biznesit, i flet tri gjuhë. Arlind Kuqica, i diplomuar në shkenca, i flet katër gjuhë. Dhe, Drin Çeku, master në ndërmarrësi dhe menaxhmet, i flet pesë gjuhë”, ka shkruar Krasniqi, duke shkruar se përvoja e tyre do t`i shërben PDK-së.

Edhe LDK-ja është përforcuar me një profil ushtarak. Muajin e kaluar gjeneral Fadil Hadërgjonaj i është bashkuar partisë së Lumir Abdixhikut, raporton Nacionale.

Ky i fundit ka thënë se ai do të jetë një vlerë e shtuar në parti për zgjedhjet e ardhshme.

Mirë se vjen, Gjeneral! Gjeneral Fadil Hadërgjonaj, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. ‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Fadili shkollimin e kreu në vitin 1989, në Akademinë Ushtarake të ish APJ-së, në drejtimin ‘Mbrojtja e Hapësirës Ajrore’, për të vazhduar më pas në Shkollën Komando Shtabore në vitin 2008. Ndërsa vazhdoi shkollimin në Akademinë për Mbrojtje në Britaninë e Madhe gjatë viteve 2011 – 2015. Në vitin 2018 magjistroi në Shkencat e Sigurisë në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në “Facebook”.

Në këtë drejtim duarkryq nuk kanë qëndruar as AAK-ja dhe Nisma që në fillim të vitit kanë bërë koalicion parazgjedhor.

Në fillim të prillit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar si përforcim profesorin Mensur Neziri.

Vizioni i Aleancës për një shtet të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit. Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha. Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike”, kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ndërsa, në muajin shkurt, Aleancës iu kishte bashkua edhe profesori Nagip Skenderi.

Edhe Nisma Socialdemokrate, e cila udhëhiqet nga Fatimir Limajt, është përforcuar.

Javën e kaluar në këtë partia ka aderuar ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku. Kurse, kohë më parë kësaj partie i është bashkuar edhe ish-ministri i Diasporës Fatmir Matoshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit