Zgjedhja e presidentit, Sadiku: LDK gjithmonë i bën votat

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka deklaruar se partia e tij nuk e sheh si problem sigurimin e votave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

I pyetur në emisionin “Click” të RTV21 nëse LDK-ja do t’i japë votat për zgjedhjen e presidentit, Sadiku tha se partia e

I pyetur në emisionin “Click” të RTV21 nëse LDK-ja do t’i japë votat për zgjedhjen e presidentit, Sadiku tha se partia e tij “gjithmonë i bën votat”, ndërsa theksoi se zgjidhja e situatës nuk varet vetëm nga LDK-ja.

“LDK gjithmonë i bën votat, nuk është problem, nuk besoj që ka me qenë problem”, tha Sadiku.

Ai theksoi se LDK-ja ka 18 deputetë dhe 18 vota, të cilat, sipas tij, nuk mund ta bllokojnë procesin, por as ta shtyjnë të vetëm përpara.

“Nuk varet gjithçka prej neve. Ne i kemi 18 nënshkrime, 18 deputetë, 18 vota, të cilat në 120 deputetë të Parlamentit të Kosovës nuk mund ta bllokojnë, por edhe nuk munden ta shtyjnë përpara krejt procesin”, deklaroi ai.

Sipas Sadikut, përgjegjësia për zgjidhjen e situatës i takon kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“E gjithë zgjidhja i takon atij (Albin Kurtit), sepse ku ka më të ikë”, u shpreh Sadiku.

Të ngjashme

Të fundit