Zgjedhja e presidentit: Kurti bën fushatë në Kuvend, fajëson opozitën dhe tenton t’i ikë përgjegjësisë për dështimin

- Advertisement -

Zgjedhja e presidentit është shndërruar në një tjetër arenë përplasjeje politike, ku përgjegjësia për bllokadën po tentohet të hidhet nga njëra palë te tjetra. Kryeministri Albin Kurti, në vend që të ofrojë zgjidhje konkrete dhe konsensus institucional, po zhvillon fushatë politike brenda Kuvendit, duke fajësuar opozitën për dështimin e procesit

Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, është shprehur se ka pasur gatishmërinë dhe interesim për të gjetur zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Ai foli për kompromisin, duke thënë se duhet të jetë demokratik dhe jo siç tha, pazar për të rehatuar figura politike.

“Marrëveshja politike dhe kompromisi mes partive politike për koalicion qeverisës është gjëja më normale në demokraci. Por, kompromisi në një demokraci, duhet të jetë demokratik. Kompromisi nuk është pazar që lidhet për të rehatuar figura politike”.

“Kompromisi i vërtetë, ai i cili u shërbën qytetarëve ndërtohet mbi dy shtylla të panegocioueshme, së pari mbi respektin për rezultatin e zjedhjeve, pra respektin e vullnetit të qytetarëve dhe peshës politike që ata i kanë dhënë secilit subjekt subjekt politik dhe së dyti mbi përgjegjësinë institucionale dhe demokratike e cila rrjedhë nga angazhimi publik dhe nga fakti se je përfaqësues i zgjedhur i popullit”, tha ai.

Kurti përmendi edhe rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ai duhet të repsketohet dhe se kjo nuk është nënshtrim.

Fjalë “nënshtrim”, sipas kryeministrit është keqpërdorur nga opizita, duke thënë se kompromision e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk mjafton vetëm të pranohet, rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet dhe respektimi i rezultatit nuk është nënshtrim, një term tjetër i keqpërdorur nga opozita në këtë sallë e jashtë saj. Nëse ka një nënshtrim, ai është ndaj verdiktit të qytetarëve, të cilët me votë kanë përcaktuar peshën e cilit subjekt politik, duke përcaktuar edhe sjelljen parlamentare”.

“Pikërisht për shkak të keqkuptimit të fjalës “nënshtrim”, opozita kompromisin e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve. Kompromisi është marrëveshje që reflekton realitetin e mandatit zgjedhor duke u dhënë të tjerëve atë që u takon sipas peshës së tyre elektorale”, u shpreh Kurti.

Opozita nuk po merr pjesë në këtë seancë.

Thirrja e kësaj seance vjen një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën pas mbledhjes së kryesisë së partisë, doli me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e dhjetë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka përsëritur se tema për çështjen e presidentit të vendit është e përmbyllur dhe se për partinë e tij ftesa për seancë të jashtëzakonshme është joserioze.

Sipas tij, një veprim i tillë ka qëllim manipulimin dhe se nuk prodhon rezultat.

Ai ka thënë se i vetmi fajtor pse vendi mund të shkojë në zgjedhje është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Para pak çastesh e pranuam edhe një ftesë për seancë të Kuvendit të kosovës, me një pikë të vetme, zgjidhjen e presidentit të vendit. Është një veprim joserioz. Ka për qëllim manipulimin, një veprim që nuk prodhon rezultat. Një veprim që vendi po shkon në zgjedhje dhe përgjergjës është Kurti.”, ka thënë Hamza.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po të shtunën përmendi mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.

Të ngjashme

Të fundit