Zgjedhja e presidentit, Haziri: S’do të ketë proces për emër të përveçëm

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe rëndësinë e kësaj pozite.

Sipas Hazirit, presidenti është përfaqësuesi më i lartë i shtetit dhe garantues i funksionimit të institucioneve, me kompetenca të rëndësishme në politikën e jashtme dhe sigurinë e vendit.

“Ne besojmë që çështja e presidentit ka rëndësi, sepse është përfaqësuesi më i lartë, është garantuesi i funksionimit të institucioneve, është korrektor i proceseve, nuk ndërhyn, nuk do të duhej të ndërhyjë, por ka rol në politikën e jashtme, ka rol në siguri dhe të gjitha aktet i ka me mirëbesim, Presidenti i Republikës shumicën e vendimeve e dekreteve që i sjell në mirëbesim se organet e tjera të pavarura, duke përfshirë edhe ekzekutivin si shtyllë e pushtetit, e bën ndarjen”, tha ai.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Haziri ka theksuar se fokusi nuk duhet të jetë te emrat e përveçëm, por te interesi politik dhe publik.

“Tek ne nuk ka më rëndësi kjo emri i përveçëm, duhet të përputhet, nuk ka me u ndërtu proces për emër të përveçëm, por për interes politik, publik. Kjo është ajo në të cilën ne e shohim zgjidhjen dhe mënyrën e bashkëpunimit me palët”, deklaroi ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit