28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Zëvendësministri i Qeverisë Kurti e quan të çuditshëm e të padrejtë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

- Advertisement -

Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti duke komentuar dhënien e 24 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit, e ka cilësuar si një vendim të çuditshëm dhe të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se kjo qeveri duke e pasur sundimin e ligjit si orientim kryesor në shumë rrafshe, ka marr vendimin e dhimbshëm, për zbatimin e këtij vendimi të Kushtetueses.

“Ne kemi treguar tashmë se sundimi i ligjit është orientimi ynë kryesor në shumë rrafshe, madje veçanërisht me vendimin e dhimbshëm për zbatimin e një vendimi të çuditshëm e të padrejtët Gjykatës Kushtetuese siç ishte rasti i fundit që e bëmë”, ka theksuar ai në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1.

Më tej, duke treguar hap pas hapi procesin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Ahmeti ka thënë se raporti i gjyqtarëve eminentë ishte jashtëzakonisht pozitiv, ku thuhej se Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare.

Por, Ahmeti tregon se krejt në fund, ndër rekomandimet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si çështje e cila do zgjidhje të menjëhershme dhe e rëndësisë së madhe ishte zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetueses, lidhur me Manastirin e Deçanit.

“Për gjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pas votimit të suksesshëm me 24 prill, vazhdoi procesi, duke emëruar Asambleja Parlamentare raportuesit siç parashihet me statutin e Këshillit të Evropës dhe rregulloret përkatëse dhe raporti i parë ishte nga juristët eminentë që janë gjyqtarë të suksesshëm që nuk kanë backgraund politik, të cilët erdhën në vizitë faktmbledhëse në Kosovë në shtator të vitit që shkoi dhe në fund të muajit nëntor, deklasifikuan raportin e tyre mbi Kosovën i cili ishte jashtëzakonisht pozitiv sepse pyetja themelore që duhej tu përgjigjeshin raportuesit, që i interesonte Këshillit të Evropës ishte se a i plotëson Kosova standardet, dhe përgjigja ishte e qartë se i plotëson madje në disa raste i tejkalon standardet ndërkombëtare. Pas kësaj përbrenda këtij raporti të përfunduar që nuk ndryshon ishin një varg rekomandimesh. Ishte një çështje e vetme e cila ishte paraqitur nga juristët eminentë si çështje e cila do zgjidhje të menjëhershme dhe e rëndësisë së madhe dhe kjo ishte zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetueses lidhur me Manastirin e Deçanit”, ka sqaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit