Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të grantit edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Grant? Ku? Kurrë se besoj?”, u shpreh Peci.
“Besnik Bislimi me apliku për grant? Nuk ka asnjë logjikë”, tha ai.
I pari i MBPZHR-së live gjatë emisionit i shkroi zëvendëskryeministrit Bislimi.
“Unë nuk i di as emrat e aplikuesve e as emrat e përfituesve”, theksoi Peci.