9.8 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Zemaj: Qeveria ka tentuar ta kap sistemin e drejtësisë që më pas ta dirigjojë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se gjuha e Qeverisë Kurti ndaj institucioneve të ndryshme është parë që nga fillimi i qeverisjes së tyre.

Zemaj në Tëvë 1 ka thënë se këto institucione janë tentuar që të kapën nga Qeveria dhe me pas të dirigjohen nga LVV në krye me kryeministrin, Albin Kurti.

Tutje, ai tha se disa institucione kanë shpëtuar ta quajmë nga kjo mënyrë e të punuarit të Qeverisë, por që presioni ka qenë i madh në vazhdimësi.

“E kemi parë që nga fillimi i kësaj Qeverie, se gjuha e cila është përdorur ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese… sa herë që nuk i ka konvenuar Qeverisë në atë propagandën e tyre të cilët ata kanë ndërtuar se këta do të sjellin drejtësi, barazi, sundim të ligjit, luftim të dukurive negative dhe korrupsionit, por që ka ndodhur e kundërta. E para tendenca për të ndërhyrë në këto organe që janë të pavarura dhe që mbrohen në aspektin kushtetues, ndërsa duhet që të mbrohen dhe çmohen në aspaktin profesional. Kohë pas kohe edhe ne kemi pasur disa kritika në zhvillimin e tyre,por jo me një logjike të tillë, kur është tentuar që të kapën në kuptim politik dhe të dirigjohen nga ato komitete politike të LVV-së në krye me Kurtin. Fatmirësisht disa institucione kanë shpëtuar ta quajmë nga kjo mënyrë e të punuarit të Qeverisë, por që presioni ka qenë i madh në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit