Zemaj publikon mesazhin që po qarkullon te stafi shëndetësor, ngre dyshime mbi cilësinë e disa barnave

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me cilësinë e solucionit Ringer, që përdoret me të madhe nga institucionet shëndetësore.

Duke publikuar një mesazh që po qarkullon ndërmjet stafit shëndetësor, Zemaj thotë se ekzistojnë shqetësime serioze lidhur me cilësinë dhe origjinën e disa barnave që futen në sistemin publik shëndetësor, transmeton IndeksOnline.

“Të nderuar kolegë, nëse keni Ringer 500ml me numër serik 1252149 me afat skadence 04/2028, duhet ta ndaloni distribuimin dhe t’i njoftoni repartet për mos-përdorim. Urgjent!” shkruhet në mesazh.

Zemaj vlerëson se “sipas gjendjes aktuale, degradimi dhe keqmenaxhimi në QKUK dhe në spitalet rajonale kanë arritur nivele shqetësuese”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Prej kohësh kemi ngritur shqetësimet se korrupsioni dhe interesat e grupeve të caktuara farmaceutike kanë ushtruar ndikim të madh në Ministrinë e Shëndetësisë, të udhëhequr nga Arben Vitia, e deri te Komiteti Ekzekutiv i Albin Kurtit. Sipas gjendjes aktuale, degradimi dhe keqmenaxhimi në QKUK dhe në spitalet rajonale kanë arritur nivele shqetësuese.

Pacientët jo vetëm që përballen me mungesë të barnave për shkak të menaxhimit të dobët, shpërdorimeve ose vjedhjeve të mundshme, por ekzistojnë edhe shqetësime serioze lidhur me cilësinë dhe origjinën e disa barnave që futen në sistemin publik shëndetësor. Këto çështje kërkojnë hetim të plotë, dhe të pavarur nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të garantohet siguria e pacientëve dhe integriteti i sistemit shëndetësor.

Mos të flasim edhe për tenderët njëburimorë dhe çmimet e stërfryera në këto kohë, kur nuk ka mbikëqyrje parlamentare. Kjo qasje s’ka arsyetim, do hetim dhe përgjegjësi

May be an image of medicine and text that says 'Te nderuar koleg, Nëse keni Ringer 500ml me numer serik 1252149 me afat skadence 04/2028.Duheni Duheni ta ndaloni distribuimin dhe ti njoftoni repartet per mos perdorim. dorim.Urgjen Urgjent Edited12:28 Edited 12:28'

 

Të ngjashme

Të fundit