27.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armen Zemaj, ka reaguar në lidhje me situatën në të cilen ndodhet vendi.

Zemaj ka thënë se tashmë në Kosovës po jetohet nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar.

“E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin” shkruan Zemaj.

“Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit” perfundon shkrimin Zemaj.

Reagimi i plotë:

Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

▪️ E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.

▪️ E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.

▪️ U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.

▪️ Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin.

Por ajo që nuk e ndalin kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret “nën tavolinë”!

Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit!

Të ngjashme

Të fundit