33 C
New York
Thursday, June 20, 2024

Buy now

Zemaj: Me Kurtin ka vetëm humbje shprese e bllokadë institucionale

- Advertisement -

LDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje ka pohuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, teksa ka shtuar se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm përmes dorëheqjes së Qeverinë Kurti.

Pasi sipas Zemajt, me shpërndarje të Kuvendit amnistohet kryeministri, Albin Kurti, së bashku me dështimet e tij.

Kurti, thekson Zemaj, i ka sjellë kosovarëve humbje shprese e shtetit i ka sjellë, bllokadë institucionale.

“Gjithë mekanizmat opozitare që e detyrojnë një qeveri të shkojë në dorëheqje. Po e shini, në fillim e përdora apati, ndoshta me shku në gjuhë ekstreme, është humbje e shpresës, jo vetëm plogështi institucionaliste po është bllokadë institucionale. Kurt Kuvendi në kohën kur duhet të punojë më së shumti, kujtoje, jemi në pjesë e dytë të viti. Kur duhet të kërkohet llogari për përmbushjen legjislative, kur duhet të kërkohet llogari për shpenzimin e parasë publike, për përmbushjen e planit institucionale vjetor, pasi ato tri vjet janë të humbura, Kuvendi është i bllokuar nga një shumicë…”, ka thënë Zemaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Se si duhet të shkohet më zgjedhjeve duket se opozita nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët, por, sipas Zemajt, vetëm kur opozita është e bashkuar dhe nuk i krijon favore pushtetit mund ta detyrojë të jap dorëheqje.

Dorëheqja po shihet e pamundur nga PDK-ja dhe mu për atë po kërkon shpërndarje të Kuvendit, e që po kundërshtohet nga dy paritë tjera opozitare.

“Por, kur opozita e bashkuar, kur e ka një agjende të qartë, jo me kriju favor pushtetit, por me detyru pushtetin e keq sepse pushtetin e mirë s’mundesh as me detyru, pushtetin e keq që më dhanë dorëheqje, ka edhe mekanizma të tjerë”, ka shtuar Zemaj.

Zemaj ka theksuar se si LDK, që nga sot janë të gatshëm për t’i fituar zgjedhjet e reja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit