5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Zelensky: Rama mik i palëkundur i Ukrainës, do diskutojmë bashkëpunimin politik dhe të mbrojtjes

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Vlodimyr Zelenski u shpreh sot në një postim në rrjetin “X” përpara pjesëmarrjes në samitin e Evropës Juglindore në Tiranë se palët do të diskutojnë bashkëpunimin politik dhe atë të mbrojtjes, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

“Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore”, u shpreh Zelenski.

Sipas tij, “në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë”.

“Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë”, u shpreh Presidenti i Ukrainës, Zelenski.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit