28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bayerni nis bisedimet për transferimin e Hernandezit

- Advertisement -

Bayern Munichi po këmbëngul që të transferojë Theo Hernandezin në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Calciomercato”, gjiganti gjerman ka nisur tashmë bisedimet për transferimin e tij nga Milani.

“Bavarezët” thuhet se kanë hapur bisedimet paraprake për të nënshkruar me francezin, pasi Real Madridi po kërkon të nënshkruajë me Alphonso Daviesin.

Sipas mediumit italian, Bayern Munichi ka pasur bisedime me përfaqësuesit e Hernandezit.

Për momentin, nuk ka asnjë çmim të kërkuar për 26-vjeçari pasi “Rossonerët” duan të mbajnë atë në klub dhe së shpejti do të nisin bisedimet për një zgjatje të mundshme të kontratës.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit po luan një rol kyç nën drejtimin e Stefano Piolit edhe këtë sezon, duke luajtur si mbrojtës i majtë dhe madje edhe si qendërmbrojtës.

Theo Hernandez ka katër gola dhe nëntë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai me Milanin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit